Sot ka startuar panairi “ITB Berlin 2025” në Gjermani, ku Shqipëria do të mbajë vendin e nderit. Nën sloganin “All Senses”, do shfaqen bukuritë dhe ofertat turistike të vendit tonë. Në nisje të ceremonisë, CEO i “Messe Berlin” Mario Tobias pati një falenderim për kryeministrin Edi Rama dhe ministren Mirela Kumbaro. U shpreh mjaft entuziast që “Shqipëria është vendi mikpritës për këtë vit”, duke paralajmëruar një natë spektakolare.


“Bota e udhëtimit jeton këtu, askund tjetër! Përpara se ta mbyll, dua të nxjerr në pah Shqipërinë, vendi pritës i 2025-ës, jam shumë entuziast që është vendi mikpritës këtë vit. Përgjatë kësaj mbrëmjeje do t’ju marr me vete në një udhëtim mahnitës drejt këtij destinacioni tërheqës. Shqipëria ka pasur një prani të fortë në ITB për shumë e shumë vite, jemi krenarë që kemi një partneritet afatgjatë. Programi sotëm premton që të mos jetë më pak se sa spektakolar dhe dua që t’ju lë mezi të prisni për të parë edhe më shumë! Dua të shtoj një fjalë personale për ju Edi Rama dhe ju Mirela Kumbaro.

Kur u takuam personalisht vitin e kaluar, ishit mikpritës kaq të mrekullueshëm për ne. Na bëtë të ndjejmë shqippritjen! Ishte e qartë, Shqipëria dhe mikpritja! Vërtet na bëtë të ndihemi kaq të mirëpritur! Shumë prej jush do të përjetojnë Shqipërinë me të gjitha shqisat!”, u shpreh Tobias.

Ky panair do të zgjasë deri më 6 Mars me 5800 ekspozues.

/tvklan.al