Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka ngritur akuza ndaj 3 personave të lidhur me Iranin që kishin komplotuar për të vrarë Donald Trump para zgjedhjeve presidenciale.

Sipas aktakuzës së ngritur në gjykatën federale në Manhatan, një zyrtar i paidentifikuar i Gardës Revolucionare të Iranit i kishte kërkuar personit të quajtur Farhad Shakerit, 51 vjeç, në muajin Shtator, që të hartonte një plan për të vëzhguar dhe vrarë Trumpin.

Qeveria amerikane tha se Shakeri nuk është arrestuar dhe besohet të jetë në Iran. Prokurorët e përshkruan  Shakeri si një shtetas afgan që erdhi në SHBA kur ishte fëmijë. Ai përfundimisht u deportua rreth vitit 2008 pasi kaloi 14 vjet burg për një dënim për grabitje.

Prokurorët thonë se 51-vjeçari përdori “një rrjet bashkëpunëtorësh”, nga burgu, duke përfshirë dy persona të tjerë që gjithashtu akuzohen nga SHBA, Carlisle Rivera, i njohur gjithashtu si “Pop”, 49 vjeç, nga Brooklyn dhe Jonathon Loadholt, 36 vjeç, nga Staten Island.

Shakeri u kishte premtuar dy personave 100,000 Dollarë për të vrarë gazetarin amerikan, i cili kishte raportuar mbi abuzimet e të drejtave të njeriut dhe korrupsionin nga regjimi iranian,thonë prokurorët.

Përveç gazetarit amerikan dhe Trump, aktakuza pretendon se qeveria iraniane kërkoi të vriste dy biznesmenë hebrenj amerikanë që jetonin në Nju Jorku, të cilët mbështesnin Izraelin në mediat sociale.

Trump është përballur me dy tentativa të veçanta të dyshuara për vrasje këtë vit. Në Korrik, një person i armatosur e plagosi në vesh, gjatë një mitingu në Pensilvani.

Më pas, në Shtator, një burrë u arrestua pasi i drejtoi armën Trumpit, teksa po luante golf në fushën e tij në West Palm Beach.

Klan News