Ditën e sotme, rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli problematikën mes dy ish-bashkëshortëve. Lindita dhe Agimi janë prindër të 3 djemve dhe për shkak të konflikteve vendosën që të divorcoheshin.
Lindita pretendon se ligjërisht janë divorcuar para 3 vitesh, por ish-bashkëshorti i saj kishte edhe 4 vjet para divorcit që ishte larguar nga familja. Agimi shprehet se ata 3 herë janë ndarë dhe janë bashkuar sërish.
Në studio ata hodhën edhe akuza mjaft të rënda në drejtim të njëri-tjetrit.
Lindita pretendon se ish-bashkëshorti e ka dhunuar dhe prandaj e ka denoncuar edhe në polici. Por sipas Agimit kjo nuk është e vërtetë, pasi vetë ish-gruaja e tij e lëndonte veten, që të fuste atë në burg.
Eni Çobani: Pra pikërisht para 3 vitesh ju jeni divorcuar ligjërisht, por nga Lindita ka një pretendim që ju kishit dhe 4 vjet përpara që kishit ikur Agim?
Lindita: Para 7 vitesh sepse ish-bashkëshorti pretendonte…
Eni Çobani: Lindita me rradhë të lutem!
Agim: Ne jemi ndarë 3 herë, jemi bashkuar 3 herë!
Eni Çobani: Si?
Agim: Me gjykatë jemi ndarë dhe jemi kthyer prapë në pajtim.
Eni Çobani: Pra keni shkuar 3 herë gjithsej në gjykatë?
Agim: Po!
Lindita: Zonja Eni në vitin 2014 kemi patur një seancë pajtimi dhe ish-bashkëshorti kërkon falje dhe pajtohet në atë seancë. Thotë më fal se do bëhem i përgjegjshëm për atë familje.
Ardit Gjebrea: A ke ushtruar ti dhunë ndaj ish-bashkëshortes?
Agim: Jo, asnjëherë!
Lindita: Zoti Ardit po ka ushtruar dhe nuk kam treguar pjesët e nxira të trupit për mos rënduar ish-bashkëshortin. Dhe aty kam urdhëra mbrojtje.
Agim: Nëse të kam prekur me dorë, mos dalsha më prej këtu. Është bërë me gërvishtje dhe ka dashur të më futë brenda.
Lindita: Absolutisht, kurrë s’kam pranuar të rëndoj!
Agim: Prit, se është shefi i Bulqizës.
Eni Çobani: Çfarë tha?
Agim: Në rast se të ka bërë shenja, ti je brenda nuk diskutohet, se ligji është për të gjithë. E ke të grantuar. Kjo tha jo, se jam bërë vetë.
Lindita: Ky gënjen zonja Eni.
Eni Çobani: Në rast se kjo është e vërtetë është shumë e rëndë!
Agim: Ma ka bërë të më futë brenda në polici, se unë dhunë nuk kam ushtruar asnjëherë.
Ardit Gjebrea: Ti përfundove brenda?
Agim: Jo!
Ardit Gjebrea: Atëherë nëse ajo donte që të të fuste brenda, të kishte futur brenda, por fakti që nuk të futi brenda…
Agim: Nuk e kam bërë, se po ta kem bërë unë futem brenda. Nuk e kam bërë, nuk e kam prekur fare.
Ardit Gjebrea: Si e vërtetuan ata që nuk e ke bërë ti?
Agim: Ai tha në rast se i bëjmë ekspertizës kësaj, në rast se të ka dhunuar, ti do futesh brenda se ligji është për të gjithë. Ajo ka ikur.
Lindita: S’kemi pasur asnjë moment të qetë në familje! Jo vetëm familja jonë nuk ka patur qetësi, por as pallati nuk ka patur qetësi, sa kohë kemi jetuar bashkë./tvklan.al