Ish-ministri norvegjez Svein Ludvigsen 72 vjeç është shpallur fajtor dhe është dënuar me 5 vite burgim për abuzim seksual me tre azilkërkues. 72-vjeçari ka qenë Guvernator i Troms në periudhën 2006-2014 kur akuzohet për abuzimin seksual. Ludvigsen ka mohuar akuzat dhe tha se do të apelojë vendimin.

Tre azilkërkuesit, që tani janë 25, 26 dhe 34 vjeç, i thanë gjykatës se e takuan Svein Ludvigsen kur ky i fundit ishte Guvernator dhe u ofroi strehim dhe punë në këmbim të favoreve seksuale. Abuzimi ka ndodhur në shtëpinë e 72-vjeçarit, në hotel dhe në zyrën e tij. Përveç dënimit me burg, Gjykata urdhëroi Ludvigsen që t’u paguajë tre azilkërkuesve 87 mijë Dollarë.

Ish-politikani pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale vetëm me një prej meshkujve, por sipas tij, vendimi ishte konsensual. Megjithatë mohoi që të kishte marrëdhënie me dy të tjerë. Gjykata tha se Svein Ludvigsen kishte përfituar qëllimisht nga pushteti që kishte për të abuzuar me azilkërkuesit. /tvklan.al