Ish-sekretari i NATO-s, tashmë Lord George Robertson, ka alarmuar palën kosovare dhe atë serbe, që të gjejnë një marrëveshje.
Në të kundërt, ai thotë të dyja vendet mund të gjenden në situatën e tmerrshme të viteve ’90, gjë të cilën pohoi se askush s’do ta dëshironte.
“Jo vetëm besim. Detyrim. Po vendos detyrim mbi supet e tyre për të dëgjuar’’, u shpreh për mediat në Kosovë, Lordi Robertson referuar kryeministrit Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
”Ju jeni dy persona që u jepni këshilla të drejta, të dobishme, ndoshta këshilla të pakëndshme kohë pas kohe. Të dy duhet të gjejnë një marrëveshje sepse në të kundërt, e dini, mund të gjendemi përsëri në natyrën e tmerrshme të marrëdhënieve gjatë viteve ’90. Kështu që askush nuk do të dëshirojë këtë për njerëzit”, shtoi ai./Klan Kosova