Kujdes nga ekspozimi për një kohë të gjatë në plazh apo pishina përgjatë këtyre ditëve përvëluese dhe mbi të gjitha të evitohet përdorimi i alkoolit dhe kafeina. Këto janë disa nga rekomandimet e specialisteve të Institutit të Shëndetit Publik për qytetarët.
Dorina Toci, Përgjegjëse e Sektorit të Sëmundjeve Kronike, ISHP: Në plazh dhe në pishina deri në orën 11 paradite dhe të dali pas orës 6 pasdite. Është shumë e rëndësishme. Nëse do të na duhet të dalim, të vishemi sa më lehtë me veshje pambuku, të përdorim kapele me strehë si edhe syze dhe të reduktojmë pijet me sheqer të shtuar, kafeinë dhe alkool, pasi risin dehidratimin e trupit dhe jo vetëm, pasi pijet me alkool ndikojnë edhe në aksidente të ndryshme.
Konsumi i ujit, lëngjeve të ndryshme dhe frutave janë tepër të rëndësishme për të përballuar sa më mirë temperaturat e larta nënvizojnë specialistët.
Dorina Toci, Përgjegjëse e Sektorit të Sëmundjeve Kronike, ISHP:Është shumë e rëndësishme që të rimë të hidratuar gjatë ditës. Të pijmë ujë edhe kur nuk kemi etje. Të konsumojmë të paktën 2 litra lëngje, kryesisht ujë. Të ushqehemi shpesh gjatë ditës dhe me porcione të vogla dhe të konsumojmë sa më shumë fruta dhe perime.
Një element tepër i rëndësishëm është edhe ajrosja dhe mbajtja freskët e ambientit ku qëndrojmë e jetojmë.
Dorina Toci, Përgjegjëse e Sektorit të Sëmundjeve Kronike, ISHP: Është shumë e rëndësishme që të ajrosim ambientin ku ne jetojmë dhe banojmë dhe mirë është që të ajroset ambient në orët e para të mëngjesit dhe pasdite vonë e në darkë. Gjatë orarit të pikut duhet të mbyllim dritaret, grilat dhe perdet dhe me mundësitë që kemi ta mbajmë sa më freskët ambientin e brendshëm. Temperatura optimale do të ishin mes 25-27 gradë.
Grupet më të riskuara ndaj vapës së madhe mbeten fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit, ndaj për çdo problem duhet të mbeten në kontakt edhe me mjekun e tyre thekson ISHP.
Klan News