Humbja me Spanjën në Madrid të shtunën e kaluar ka bërë që në Itali të llogariten në detaje rezultatet e ndeshjeve të ardhshme, për të mbrojtur vendin e dytë.

Ekipi i Ventures do të luajë me Maqedoninë, Izraelin e Shqipërinë.

Por përballja e Shkodrës shihet si më e vështira. Ndoshta për faktin se do të jetë e vetmja mes tri ndeshjeve që Italia do ta luajë në fushë kundërshtare, apo edhe për faktin se Shqipëria është vetëm 4 pikë larg në renditjen e grupit.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se nëse do të fitohen ndeshjet me Maqedoninë dhe Izraelin, me Shqipërinë në Shkoder edhe mund të lejohet humbja.

Disfata 3 – 0 me Spanjen i ka tronditur italianët dhe Gazzetta Dello Sport e shpreh në këtë mënyrë atë: “Nëse kemi frikë nga Shqipëria, atëherë jemi si mos më keq”.

Nëse fiton të 3 takimet e mbetura Italia mund ta ketë më të lehtë në shortin e play off duke shmangur kundështarë të fortë.

 Ndeshja Shqipëri – Itali do të luhet më 9 Tetor. Përballja e parë në Palermo përfundoi me fitoren 2 – 0 të Italisë.

Tv Klan