Për ekspertët, Shtetet e Bashkuara ende nuk janë në rrugën e duhur për të frenuar Netanyahun dhe për të ndaluar përshkallëzimin e situatës në Liban.
“Ne si analistë të Lindjes së Mesme mendojme se ka një vakum të madh politik. SHBA nuk po e frenon këtë luftë për shkak të paqëndrueshmërisë që ka duke pasur parasysh zgjedhjet. Izraeli ndihet triumfator me vrasjen e Nasrallahut dhe i ka dhënë shtysë për të vazhduar me tek për eliminimin e grupit të Hezbollahut, gjë që është pothuajse e pamundur.”
Sipas Laachir, nëse kjo luftë nuk ndalet mund të shkaktojë shumë vuajtje për popullatën civile në rajon sidomos libanezët dhe palestinezët të cilët ende nuk janë rikuperuar nga trauma e luftës civile dhe bombardimeve nga Izraeli.
“Nëse po sulmoni fqinjët tuaj djathtas dhe majtas, mendoj se pasojat afatgjata do të ishin vërtet të rrezikshme edhe për sigurinë e vetë izraelitëve. Sepse nuk mund të flasësh për sigurinë e Izraelit pa folur për sigurinë në Liban, në Jordani, në Egjipt dhe veçanërisht për çlirimin e popullit palestinez.”
Për ekspertët ofensiva aktuale e Izraelit në Liban nuk pritet të jetë dukshëm e ndryshme nga lufta e Izraelit dhe Hezbollahut në vitin 2006, përveç faktit që është eleminuar lidershipi i grupit libanez.
Klan News