Raketat e Hezbollahut ranë të martën pranë Tel Avivit, duke plagosur 4 persona. Sulmi ndodhi pak orë para se në Bejrut të mbërrinte i dërguari i Shteteve të Bashkuara, Amos Hochstein, i cili po përpiqet të ndërmjetësojë një armëpushim mes Hezbollahut dhe Izraelit. Hezbollahu ka pranuar në parim propozimin amerikan për një marrëveshje armëpushimi, por...