Izraeli ka fituar Eurovisionin, i përfaqësuar nga këngëtarja Netta Barzilai me këngën “Toy”. Ajo mori 529 pikë. Vendin e dytë e rrëmbeu Qipro, që përfaqësohej nga këngëtarja shqiptare Eleni Foureira, me këngën “Fuego”.

Foto: Këngëtarja Eleni Foureira
Austria u rendit në vendin e tretë, ndërsa shqiptari tjetër Ermal Meta së bashku me Fabrizio Moron zunë vendin pestë. Shqipëria, e përfaqësuar nga Eugent Bushpepa, u rendit në vendin e 11-të.
Bashkimi i votave të jurisë me të publikut i dhanë këtë renditje, pasi deri pranë fundit, Bushpepa mbante vendin e shtatë. Eurovisioni këtë vit u mbajt në Lisbonë të Portugalisë. /
tvklan.al