Të ftuar:

Lorenc Vangjeli – Gazetar

Mustafa Nano – Gazetar

Çlirim Gjata – Jurist

Çim Peka – Gazetar

Në lidhje direkte: Gazmend Bardhi – Ish-ministri i Drejtësisë

Ish ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi, ka deklaruar se përgjimi i publikuar nga PD ditën e hënë, është siguruar nëpërmjet një telefonate.

Bardhi tha më tej se Prokuroria nuk po e heton çështjen e vëllait të Fatmir Xhafajt. Ai u shpreh në emisionin ‘Opinion’ se PD e ka vënë në dispozicion këtë përgjim prej një jave, por Prokuroria nuk ka nisur ende hetimet.

Bardhi deklaroi se përgjimi dhe dokumentat janë verifikuar përpara se të publikoheshin.

Fevziu: Kur është regjistruar audio?

Gazmend Bardhi: Ne situatën ku jemi, kjo pyetje nuk shtrohet në opinion publik. Detyrimin për ta verifikuar policia e shtetit dhe prokuroria. Ne nuk publikojmë dokumente të pa verifikuara.

Fevziu: Si ju ra në dorë materiali?

Nuk ju intereson ju. Ajo që ka rëndësi është se i vëllait të ministrit ka dalë garant për trafikimin e një sasie droge.

Fevziu: A je kontaktuar nga prokuria?

Prokuroria ka prej një jave që opozita ja ka servirur, por ajo ka zgjedhur heshtjen. Prokuroria nuk na ka hetuar. Informancioni ka dalë përmes një telefonate.

Fevziu: Ligji i Antimafiat implikon z.Xhafaj

Bëhet fjalë për përgjegjësi ligjore dhe morale.

Përgjegjësia ligjore është se ministri i Brendshëm ka për detyrë për të goditur trafikun e drogës. PD nuk pret që ai të veprojë pasi ka dijeni për trafikun dhe implikimin e të vëllait të tij në këtë trafik.

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, deklaroi për emisionin ‘Opinion’ se Kryeprokurorja Arta Marku nuk ka marrë asnjë inciativë për të hetuar në lidhje me përgjimin e të vëllait të Fatmir Xhafës.

Fevziu: A je kontaktuar nga prokuria?

Bardhi: Prokurorisë prej një jave opozita ia ka servirur provat, por ajo ka zgjedhur heshtjen. Prokuroria nuk ka hetuar. Informancioni ka dalë përmes një telefonate.

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, të hënën, deklaroi se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është subjekt i ligjit antimafia.

Bardhi tha në emisionin ‘Opinion’, se ministri Xhafaj në gjithë këtë histori ka përgjegjësi morale dhe ligjore.

Ai theksoi se përgjegjësia ligjore e tij është se e ka për detyrë të godasë trafikun e drogës edhe pse opozita nuk e pret një lëvizje të tillë, pasi ai është në dijeni të implikimit të vëllait në trafikun e drogës.

Fevziu: Ligji i Antimafiat implikon z.Xhafaj

Bëhet fjalë për përgjegjësi ligjore dhe morale.

Përgjegjësia ligjore është se ministri i Brendshëm ka për detyrë për të goditur trafikun e drogës. PD nuk pret që ai të veprojë pasi ka dijeni për trafikun dhe implikimin e të vëllait të tij në këtë trafik.

Gazetari Lorenc Vangjeli, të hënën, deklaroi se i vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt është paraqitur në Prokurori dhe ka kallëzuar penalisht dy deputetët Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe ish-ministrin e Drejtësisë Gazmend Bardhi.

*********************************

Eugent Bushpepa!

Gjatë intervistës në emisionin ‘Opinion’ Eugent Bushpepa, u shpreh se një nga gjërat që nuk priste nga Eurosong2018 ishte vlerësimi i Italisë ndaj këngës së tij.

Ai tha se ajo që ju duk çudi e madhe ishte vlerësimi i Italisë, të cilës Shqipëria i dha pikët maksimale por mori prej saj zero pikë.

“Çudia më të madhe në këtë mes ishte Italia. Ne menduam që duke pasur edhe një përfaqësues shqiptar ata do të tregoheshin pak më zemërmirë me ne.”

“Unë nuk kam pasur asnjë bisedë paraprake me delegacionin e pikëve”.