Infektimet dhe vdekjet nga Covid vijnë në rritje

Tetori ka sjellë një ulje të numrit të vaksinimeve anti-Covid në Shqipëri. Nëse në shtator çdo ditë vaksinoheshin mesatarisht 10 mijë persona kjo shifër në Tetor është përgjysmuar. Numri i vaksinimeve ditor përgjatë këtij muaji arrin në rreth 5000 injektime për Covid. Në total në 20 ditët e para të Tetorit janë kryer  151.471 vaksinime në një kohë kur në Shtator kjo shifër është 225.060 injektime.

Sipas te dhënave të fundit zyrtare rreth 44,6 % e popullsisë mbi 18 vjeç kanë marrë deri më tani një dozë të vaksinëes anti-Covid , ndërsa mbi 30% janë të imunizuar me dy doza.

Por nëse e shohim në krahasim me vende e tjera të Ballkanit dhe Europës ky nivel vaksinimi e rendit Shqipërinë në fund të listës së imunizimit.

Por rënia e interesit për vaksinim është në kontrast me rritjen e infektimeve, shtrimeve në spitaleve dhe vdekjeve. Tetori ka regjistruar 151 fatalitete mes të cilave ka pasur edhe mosha të reja dhe gra shtatzëna.

Në Shqipëri numri i rasteve të hospitalizuara dhe fataliteteve mbetet ende i lartë. Mjekët thonë se  rreth 95%  e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar ndërsa kjo shifër shkon ne 99% kur flitet për viktimat.

Ekspertët italianë kanë nxjerr në pah se të pavaksinuarit janë 23 herë më të rrezikuar nga vdekja prej Covd-19.

Tv Klan