Qeveria izraelite po planifikon kufizime për personat që nuk pranojnë të vaksinohen, në përpjekje për të nxitur qytetarët të bëjnë injeksionet. Mediat vendase shkruajnë se në paketën e re të masave anti-COVID pritet të kufizohet hyrja e të pavaksinuarve në palestra, hotele, restorante, institucione kulturore si dhe në aktivitete sportive.

Planet arrijnë deri atje sa në bashkinë e qytetit Ra’anana, punonjësit e pavaksinuar do të lejohet të shkojnë në punë vetëm me veshje të posaçme mbrojtëse. Megjithatë, në pamundësi për t’u penguar plotësisht hyrjen, të pavaksinuarve do t’iu kërkohet gjithmonë një test negativ COVID 24-orëve të fundit, një procedurë po ashtu e vështirë për t’u kryer shpesh.

Qeveria nisi javën e kaluar lehtësimin e masave të bllokimit të tretë kombëtar që hyri në zbatim në fund të Dhjetorit. Infektimet ditore kanë rënë në mesatarisht 5 mijë raste ditore, nga mbi 9 mijë që u arrit në fund të vitit të kaluar. Megjithatë, shifrat vijojnë të jenë të larta pasi veç bllokimit kombëtar, Izraeli ka vaksinuar 40% të popullsisë me të paktën 1 dozë vaksine.

Në vendet e kontinentit evropian, Franca kryeson sërish me numrin më të lartë të infektimeve.

Tv Klan