Alen, një telefonues nga Tirana në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan përkrah rolin e femrës në një marrëdhënie ose martesë. Sipas tij, në rast divorci në një martesë, pasuria duhet të ndahet në mënyrë të tillë që femra të favorizohet më shumë. Telefonuesi nis të shpjegojë arsyet sipas këndvështrimit të tij.

Alen: Mashkulli duhet të kontribuojë më shumë në familje.

Aldo: Po kur ndahen?

Alen: Edhe kur ndahesh, duhet t’ia paguash të gjitha femrës.

Aldo: Po pse femrës?

Alen: Sepse femra është ajo që bëhet nënë, që rrit fëmijën.

Aldo: Po edhe mashkulli është ai që bëhet baba, që rrit fëmijë.

Alen: Mashkulli është tjetër gjë, nuk rrit mashkulli fëmijë o Aldo.

Për t’i qëndruar mendimit të tij, Alen mendon se femra është ajo që vuan më shumë në një marrëdhënie. Ai ndan edhe historinë e tij duke zbuluar se sapo është divorcuar.

Alen: Unë edhe po të isha ndarë, një femre do ia paguaja një më një të gjitha.

Megi Latifi: Ndoshta s’të ka dhembur, s’e ke provuar.

Alen: E kam provuar, jam ndarë. Unë sa jam divorcuar, a kupton? Kam qenë në një fejesë, kam bërë celebrim,  pastaj jam divorcuar dhe ia kam paguar të gjitha një më një, çfarëdo që ajo ka kërkuar dhe prandaj them nuk kisha gojë të hapja, çfarëdo që ajo ka kërkuar, ia kam paguar një më një.

Albana Çaushaj: Më fal që të pyes, ke qenë ti fajtori në këtë çështje dhe ke dashur të shfajësohesh?

Alen: Nuk kam qenë fare fajtori, ka qneë familja e vajzës që nuk më donte mua për X arsye dhe kur kemi bërë ndarjen, ia kam paguar të gjitha një më një.

Megi Latifi: Çfarë i ke paguar për shembull?

Alen: I kam paguar një pension mujor.

Aldo: E qartë, ju keni qenë me letra apo  jo?

Alen: Po, me letra./tvklan.al