Egnatia kryesuese do të presë Dinamon e vendit të dytë në kërkim të fitores, pas 1 barazimi dhe 1 humbjeje në kampionat në 2 sfidat e fundit.
Por trajneri i bluve, Ilir Daja shprehet se skuadra e tij po kalon një moment të mirë, ndërsa gjykon se gara për 4 vendet e para të klasifikimit është e hapur.
“Kemi ndeshje me të vërtetë të vështirë se Egnatia me plot meritë kryeson klasifikimin e tabelës dhe është kampionja në fuqi. Besoj që nuk jemi vetëm neve, por edhe Vllaznia dhe Partizani kanë bërë një kampionat goxha të mirë. Që do të thotë janë duke hapur pak garën me Elbasanin, janë 4-5 ekipe që luftojnë për pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit. Duhet të jemi të përqëndruar nga minuta e parë deri në minutën e fundit për të shkuar drejt marrjes së, ndoshta, maksimumit në Rrogozhinë”, tha Ilir Daja.
Dy ndeshjet e para mes të dyja ekipeve në këtë sezon kanë përfunduar me fitoren e Dinamos, dhe në barazim. Egnatia ka 49 pikë në renditje, ndërsa blutë marrin kreun nëse fitojnë në “Arena Egantia”.
Ekipi i Dajës ka fituar dy takimet e fundit të sezonit, ndërsa nuk e njeh humbjen në shtatë përballje radhazi.
Klan News