Lajmi se do të bëhej gjyshe ishte një përzierje emocionesh për Doloreza Rrapollarin. Në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ekonomistja ndan një rrëfim të sinqertë ku tregon se në momentin e parë e ndjeu veten shumë të plakur nga roli  i ri.

Kjo zgjati deri në momentin e ardhjes në jetë të mbesës ku ajo as nuk duroi për ta parë por vrapoi e para. Ai çast ndryshoi mendimet e saj të mëparshme lidhur me disa rregulla që do të vendoste duke e bërë ta pranonte me plot dëshirë fjalën “gjyshe”.

Doloreza Rrapollari: Mua më ka ndodhur një çudi. Në momentin që mora vesh që vajza do të bëhej me vajzë, jam mërzitur shumë. Ajo… të qenit gjyshe m’u duk një gjë e tmerrshme dhe kam mbushur sytë me lot, të më falin edhe vajzat që tani luaj mendsh për to, më thotë “çfarë ke mi grua?” I thashë dëgjo, do të vëmë ca rregulla, kur të lindë vajza, nuk do të më thërrasë nëna, por do të më thërrasë në emër sepse më dukej vetja shumë plakë, të them të drejtën. Edhe në momentin e  parë që ka dalë në jetë, e kam parë unë para babait dhe nënës së vet se kështu jam unë, hyra  unë e para.

Katerina Trungu: Si ke hyrë në maternitet, çfarë ke bërë?

Doloreza Rrapollari: Ku nuk hyj!  Madje ua çoja dhe me foto, u thosha me lekë foton se  unë e pashë e para. Aty ndryshoi komplet historia. Kam mbushur sytë me lot, më janë dridhur gjunjët dhe jam mbajtur aty te parmakët dhe thashë unë jam nona, unë jam nona! Pavarësisht se pamja e parë m’u  duk si gjyshi nga babai dhe u mërzita një çikë kur e pashë, thashë nuk na ngjaka, s’qenka si ne, por e mblodha veten menjëherë, thashë hajt se do të rregullohet rrugës, do të bëhet si ne. Aty pastaj, që nga ai moment e deri në ditët që flasim, unë mora rolin e gjyshes shumë bukur, e mora shumë seriozisht por një gjyshe me ca koncepte shumë të çuditshme./tvklan.al