Mike Maignan është pezulluar me një ndeshje. Protestat pas humbjes me Lazion, i kanë kushtuar portierit të Milanit.
Në shpjegimin e vendimit, thuhet se Maignan i është drejtuar arbitrit Manganiello me gjuhë të papërshtatshme, për penalltinë e dhënë në fund.
Për këtë arsye, lojtari është pezulluar me një ndeshje dhe nuk do të jetë i gatshëm ndaj Lecces.
Përveç kësaj, francezi është dënuar edhe me një gjobë prej 15 mijë eurosh.
Për sfidën e radhës te Milani do të jetë jashtë edhe Strahinja Pavlovic, i cili u ndëshkua me karton të kuq. /tvklan.al