Fundi i javës së 7 të Superligës ka rezultuar i suksesshëm për skuadrat udhëtuese, por në Tiranë bardh e blutë kanë fituar 2-1 derbin me Dinamon. Golat e sidës u shënuan nga Memelli e Muzaka për Tiranën dhe Allmuça për Dinamon. 

Me këtë sukses Tirana ka çuar në 5 pikë diferencën me vendin e dytë Vllazninë. Kjo e fundit nuk i ka rezistuar 90 minutshit të lojës. Shkumbini ka barazuar me Vllazninë 2-2.

Rizvanolli në fillimin e pjesës së dytë dhe në minutën e fundit të kohës së rregullt ka barazuar për peqinasit. Për ekipin vendas ka realizuar Doçi dhe Sinani.

Teuta ka bërë surprizë në Elbasan duke e mundur ekipin vendas 1-0. Në minutën e 80 Vila ka gjetur rrugën e rrjetës. Edhe në Lushnje rezultuar fatale minuta e 82 për skuadrën vendase.

Leci ka qenë autori i golit të Besës, edhe Bylysi e ka gjetur barazimin me Partizanin me një 11 metërsh nga Nenaj në minutën e 55. Më parë për Partizanin që nuk di si të dalë nga kriza kishte shënuar Karapici.

Barazim ka arritur të gjejë edhe Flamurtari me Apoloninë. Veliu ka realizuar në minutën e 24 duke barazuar golin e Mirëçetës në minutën e 5, por Apolonia ka humbur edhe një 11 metërsh./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe