Ka luajtur në mënyrë të shkëlqyer kundër Milanit, në krahun e tij nuk e ndalte askush. Abraham Alechenwu është i huaji më i suksesshëm në futbollin shqiptar.
Përpara derbit me ish skuadrën e tij Dinamo, nigeriani tregon ambiciet përtej Shqipërisë, i pëlqen seria A italiane.
Erion Todhe: “A mendove se po të luash mirë do kesh mundësi që të shikohesh nga menaxherët e huaj?”
Abraham Alechenwu: “Po, po ka mundësi.”
Erion Todhe: “Çdo vend do ishte i mirë përveç Shqipërisë?”
Abraham Alechenwu: “Edhe Shqipëria është e mirë. Por në qoftë se ka më mirë po do shkoj.”
Erion Todhe: “Më mirë ku për shembull?”
Abraham Alechenwu: “Në Itali, seria A.”
Vitin e shkuar u shpall kampion me Dinamon, por këtë sezon ai mbron ngjyrat e Tiranës dhe do të luaj kundër ish ekipit të tij.
Abraham Alechenwu: “Është derbi sepse kam qenë pjesë e ekipit, por tani jam me fanellat bardh e blu edh do jap maksimumin.”
Erion Todhe: “Nuk të vjen keq fare për Dinamon?”
Abraham Alechenwu: “Po me vjen keq, por çfarë të bëjmë. Kjo është puna.”
Pasi ka shënuar golin e parë për Tiranën në ndeshjen kundër Milanit, Daniel Xhafa e sheh të ardhmen e tij paralelisht me atë të skuadrës.
Daniel Xhafa: “Po normalisht që është i lidhur gjithmonë me objektiva e ekipit. Edhe në aspektin personal dua të shënoj sa më shumë gola, siç bërë vjet për Tiranën. Po shpresojmë të bëjmë një fitore, pasi edhe fitorja që bëmë me Milanin s’është shumë e rëndësishme për ecurinë në kampionat. Edhe fitoja është me e rëndësishme para golit tim personal.”/tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe