Stilistët prezantuan tendencat e Vjeshtë-Dimër 2020
Flokë të mbledhur, buzë të errëta dhe sytë gjithmonë në plan të parë. Këto janë tendencat që do të shohim gjatë sezonit të ardhshëm Vjeshtë-Dimër, të prezantuara gjatë javës së modës në New York.
Michael Kors i ka afruar njujorkezët me fshatin. Në koleksionet e reja ka ndërthurur stilin urban me rehatinë e periferisë, qoftë në stil, qoftë në material.
Vetë ai thotë se koleksioni është pa kohë dhe njerëzit do të duan t’i veshin veshjet e tij edhe pas 30 vitesh. Në pritje të Londrës, Parisit dhe Milanos, java e modës në metropolin amerikan u mbyll stil dhe ngjyra.
Tv Klan