Shkencëtarët kanë gjetur një lidhje të çuditshme mes jetëgjatësisë, së një njeriu dhe besimit të tij fetar. Sipas një analize të publikuar në Shtetet e Bashkuara, ata që frekuentojnë kishën jetojnë deri në katër vjet më shumë se ateistët.
Studiuesit në shtetin e Ohios këmbëngulin se ka lidhje mes përkatësisë fetare dhe jetëgjatësisë, pasi shpesh besimtarët angazhohen me aktivitete shoqërore gjatë gjithë jetës, diçka që lidhet me një jetë të gjatë.
Por kjo gjë mund të ndikojë në jetëgjatësinë e njerëzve deri në një vit, element tjetër i jetës fetare është sasia e reduktuar e konsumimit të alkoolit.
“Ka ende shumë përfitime të përkatësisë fetare”,
shkruan studiuesja Laura Wallace, studente e psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Ohio.
Dr Baldwin Way, profesor i asociuar i psikologjisë në shtetin Ohio, që është bashkëautor i studimit, e konfirmoi këtë.
Ai tha se, edhe pse këto mund të tingëllojnë si gjepura për ateistët, ka një lidhje të cilën ata nuk mund ta injorojnë.
“Studimi siguron dëshmi bindëse se ekziston një lidhje mes të qenit fetar dhe jetëgjatësisë së një personi”
, tha ai./tvklan.al