Ceremonia e cmimeve Oscar është padyshim një nga ngjarjet më të mëdha kinematografike në botë por për tabloidin britanik “Daily Mail” shkëlqimi i këtij eventi ka rënë.
Jimmy Kimmel mësohet se ka refuzuar ofertën e organizatorëve për të prezantuar ceremoninë. Ceremonia e Oscars të këtij viti pati 19.5 milionë shikues, vetëm 4% më shumë nga 18.7 milionë shikues që kishte në vitin 2023, megjithëse ende nuk ka thyer rekordin e vitit 1998, viti kur “Titaniku” fitoi 11 çmime Oscar.
Përvec Kimmel edhe i preferuari i fansave John Mulaney thuhet se ka refuzuar ofertën për të prezantuar ceremoninë e 2025-ës.
Prezantuesi dhe producenti ekzekutiv i “Jimmy Kimmel Live” të ABC më parë drejtoi këtë ngjarje madhore në vitin 2017, 2018 dhe 2023.
Ceremonia e 97-të e Oscars do të mbahet të dielën, më 2 mars 2025. Ai do të transmetohet drejtpërdrejt në ABC nga teatri Dolby në Los Angelos.
Klan News