Oppenheimer, është filmi që triumfoi mbrëmjen e kaluar në ceremoninë të ndarjes së çmimeve, Oscars.
Nga 13 nominime arriti të fitonte 7 prej tyre, filmi biografik për jetën e shkencëtarit Robert Oppenheimer që krijoi bombën e parë atomike.
Me këtë dramë historike arritit të merrte Oscarin e parë si regjisor Christopher Nolan, i cili ua kushtoi të gjithë atyre që kontribuojnë në misionet paqeruajtëse, dhe çmimin e parë në karrieren e tij artistike aktori protagonist Kilian Mërfi.
Edhe çmimi për aktorin me të mirë dytësor shkoi po për filmin Oppenheimer, për aktorin Robert Downey Jr, ashtu siç u vlerësua për regjinë, redaktimin dhe prodhimin dhe imazhin më të mirë kinematografik.
Në qendër të vëmendjes në ceremoninë më të rëndësishme të kinematografisë, ishte edhe filmi Poor Thing, i cili u vlerësua me tre trofe, për kostumografinë më të mirë të realizuar, dhe paraqitjen më të mirë estetike të aktorëve. Aktorja e mirënjohur Emma Stone e rrëmbeu Oscarin si aktorja më e mirë protagoniste.
Me shumë pritshmëri, por vetëm më një çmin, atë të muzikës më të mirë, u mbyll mbrëmja për kastin e filmit “Barbie” që ndonëse mbushi arkat me fitimet më të mëdha duke kaluar edhe Oppenheimer, nuk arriti të bënte histororinë në ceremominë ku vlerësohet ajka e kineastëve.
Në ceremoni nuk munguan as momentet gazmore siç ishte dalja në skenë i zhveshur i aktorit John Cena për të dhënë çmimin për kostumet më të mira.
Tv Klan