Jessica Biel festoi ditëlindjen dhe bashkëshorti i saj, Justin Timberlake i dërgoi urimet më përzemërta përmes një postimi në Instagram.
“Gëzuar Ditëlindjen, dashuria e jetës sime. Një aventurë e re çdo ditë dhe një thesar për mua. Unë nuk mund të pres që të ndaj edhe më shumë çdo ditë me ty. Faleminderit që më duron edhe kur mbaj aromë të keqe pas një raundi loje golf, apo kur mbaj aromë të keqe në përgjithësi. Ti je më shumë se dashuria ime. Të adhuroj ty”.
Shkrimin e tij, Timberlake e shoqëroi me disa foto ku ata shihen mjaft të lumtur përkrah njëri-tjetrit.
Edhe Jessica ka publikuar disa foto në postimin e saj në Instagram ku shihet e ulur në tavolinë, teksa Justin i shërben tortën e ditëlindjes dhe e përqafon./tvklan.al