Këngëtari e akuzonte Spears se ajo ishte shkaktarja për ndarjen e tyre
Dokumentari i Britney Spears ka qenë ndër më të përfolurit e këtyre ditëve. Justin Timberlake, ish i dashuri i këngëtares i ka kërkuar asaj publikisht falje.
Timberlake e akuzonte Spears për ndarjen e tyre rreth 19 vite më parë, se ajo ishte bërë shkaktarja kryesore duke i adresuar asaj të gjitha gabimet.
Teksa në dokumentar trajtohet e gjjithë jeta e Britney, fansat në rrjete sociale janë shprehur të indinjuar se fajtori kryesor mbetet Justin i cili njollosi e figurën e saj, pas ndarjes së tyre në 2002-shin.
Përmes këngës “Cry Me a River”, muzikanti shtoi akoma më shumë dyshimet për një tradhti të mundshme dhe të shumëpërfolur nga ana e Britney-t.
Në një postim të gjatë në Instagram, këngëtari amerikan ka shkruar ndër të tjera: “Në veçanti dua t’i kërkoj falje Britney Spears dhe Janet Jackson, të dyjave individualisht, sepse kam respekt për të dyja dhe e di që kam gabuar në raport me to”.
Lidhja me Justin-in dhe bërja publike, do ta gjente Britney-n të shënjestruar përgjatë intervistave të shumta, në të cilat ngacmohej rreth çështjes në fjalë. Këngëtarja do të pranonte se pas dy vitesh lidhje kishte kryer marrëdhënie seksuale me Justin-in. Ndarja nga ky i fundit do ta bënte Britney-n përgjegjësen e vetme.
Ndërkaq, këngëtarja ka fituar së fundmi edhe gjyqin ndaj babait i të saj i cili ka qenë kujdestari që nga viti 2008. Lufta e gjatë e këngëtares për të hequr kontrollin e pasurisë së saj larg babait të saj u kthye në qendër të vëmendjes.
Klan News