Këngëtari Frank Ibrahimi, i cili u bë akoma më i njohur për publikun në “X Factor Albania 5” ka qenë i ftuar sot te “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan. Teksa foli për muzikën, përditshmërinë e tij apo familjen, ai zbuloi se është në një lidhje dashurie.


“Personi i preferuar në Instagram… Shiko unë e kam thënë dhe përpara, nuk kam thënë përgjigjien direkte të pyetjes. Po do e jap në mënyrë indirekte, unë jam i dashuruar. Kështu që merret me mend besoj personi i preferuar në Instagram.”

Në rrjetet sociale theksoi se i pëlqen të mbajë një profil disi “selektiv” e më privat.

/tvklan.al