Libri i Britney Spears ‘The Woman In Me’ do të përshtatet për film.
Lajmin e ka konfirmuar këngëtarja amerikane në rrjetet sociale ndërsa mësohet se shumë kompani kanë kërkuar që ta bëjnë këtë libër të suksesshëm një prodhim për ekranin e madh.
Kjo vepër ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm që nga publikimi i tij dhe ka shitur mbi 2.5 milionë kopje vetëm në SHBA dhe një milion kopje në mbarë botën që në javën e parë në librari.
Në libër këngëtarja e njohur ndau disa informacione të rëndësishme nga karriera dhe jeta e saj personale. Ylli i muzikës pop ka lënë të kuptohet se pritet të dalë një vëllim të dytë të librit të saj me kujtime.
Klan News