Sam Asghari ka folur për martesën e tij me 43-vjeçaren Britney Spears, duke thënë se nuk ishte aspak i mërzitur që gjithçka mes tyre kishte përfunduar. Gjatë një podcast-i ditën e hënë me Kate dhe Oliver Hudson, aktroi 30 vjeç hodhi më shumë dritë për këtë martesë.

“Divorci dhe ndarja janë të neveritshme për këdo, por gjithmonë kam pasur mendimin që nuk jam i trishtuar për atë që ka mbaruar. Përkundrazi jam mirënjohës dhe i lumtur që ndodhi. Ishte një kohë shumë e vështirë. Ne ishin në një lidhje prej 7 vitesh dhe kemi kaluar shumë gjëra si çift. Është më mirë që të vlerësosh atë që ka kaluar se sa të vazhdosh e të jetosh i trishtuar”, tha ai.

I pyetur nëse ishte ai i pari që iu afrua këngëtares, Sam zbuloi se në atë kohë sapo kishin filluar të flisnin dhe përfunduan duke dalë më pas në një takim. 

Dyshja, të cilët u martuan në Qershor të vitit 2022, njoftuan se ishin nisur për divorc në Gusht 2023. Ata e finalizuan divorcinnë Maj të vitit që lamë pas./tvklan.al