Në ngjitjen e Çezenës në Serie B, një kontribut të madh ka luajtur sulmuesi i ekipit “Shpresa”, Kristian Shpendi. Në 30 takime ai ka realizuar 20 gola dhe ka dhënë edhe 6 asiste.
Paraqitja e tij në Serie C ka tërhequr vëmendjen e disa ekipeve në Serie A. Në garë është futur edhe Juventusi. Drejtori Sportiv i klubit nga Emilia-Romanja Fabio Artiko tha se klubi i tij nuk do të bëhej pengesë për të rinjtë e talentuar, të cilët duan që të ngjisin shkallët e karrierës, pasi nga kjo përfitojnë të gjitha palët.
Kartonit i Kristian Shpendit vlerësohet rreth 2 mln euro. Por 20 vjeçari nuk është futbollisti i vetëm kuqezi që “Zonja e Vjetër” interesohet. Vëmendje ka tërhequr edhe mbrojtësi i kombëtares Mario Mitaj.
Në miqësoren kundër Kilit në Parma, për ta ndjekur në tribunë ndodheshin vëzhgues të klubit bardhezi.
Drejtori sportiv i Juventusit, Kristiano Xhuntoli e ndjek prej kohësh. Ai e njeh mirë, por pas ndeshjes të së premtes, lojtari kuqezi po kthehet në objektiv të bardhezinjve.
Te “Zonja e Vjetër” kanë interes pasi mund t’i lejojnë vetes që ta blejnë nga “Lokomotiva e Moskës”, për më tepër që pagesa e tij nuk do të përbënte problem për klubin bardhezi.
Klan News