Merkato e Juventusit duket se është fokusuar tek futbollistët shqiptarë. Pas Mario Mitaj dhe Kristian Shpendit, bardhezinjtë janë fiksuar tashmë edhe me lojtarë të kombëtares së Kosovës. Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën, sulmuesin që po shkëlqen në radhët e Lille. 25-vjeçari kosovar ka kontratë që skadon në vitin 2026 dhe vlerësohet rreth 15 milionë euro nga skuadra franceze.
Forma e mirë që po kalon në javët e fundit, duke qënë efikas me gola dhe asiste ka bërë që Juventus të përqendrojë sytë tek talenti dardanas. Marrëdhëniet mes dy skuadrave janë të mira, pasi kohët e fundit në Torino kanë zbarkuar futbollistë si Weah dhe Tiago Djalo. Një bashkëpunim që mund të konkretizohet edhe me rastin e Zhegrovës. Këtë sezon, 25-vjeçari ka shënuar 11 gola teksa 6 herë ka asistuar për shokët e skuadrës për ta mbajtur Lille në zonën e Kupave të Europës.
Klan News