Juventusi është në kërkim të një sulmuesi që kushton pak dhe Kristian Shpendi konsiderohet si kandidati i duhur!

Drejtuesit bardhezinj duan të afrojnë një futbollist që të zëvendësojë Vlahoviç, e për këtë arsye duhet të ndërhyrjnë në merkato.

Sipas ‘tuttomercatoëeb’, sulmuesi shqiptar i Çezenës, Kristian Shpendi, është profili ideal për të veshur fanellën bardhezi.

Këtë sezon 21-vjeçari ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje në Serie B dhe kjo gjë vlerësohet te Juventusi.

Një tjetër faktor në favor të Shpendit është edhe vlera e kartonit të tij.

Çezena do të ishte e gatshme që të dëgjonte ofertat në drejtim të 21-vjeçarit për jo më pak se katër milionë Euro. Një shifër kjo lehtësisht e përballueshme nga “Zonja e Vjetër”, që beson tek aftësitë e sulmuesit.

Juventusi kërkon që të nxitojë për ta mbyllur transferimin sa më parë, ndërsa intersim për shërbimet e tij ka edhe Fiorentina.

Një tjetër futbollist shqiptar që Juventusi e kërkon në këtë merkato dimri është edhe Edon Zhegrova. Lojtari i Kosovës po zhvillon një sezon mjaft të mire te Lila, ku ka arritur që të shënojë tetë gola dhe të japë edhe dy aiste.

Klan News