Rei Manaj realizoi golin e parë sezonal me Sivasspor që hapi rrugën drejt fitores 3 – 2 me Gaziantep këtë të shtunë. Manaj shënoi me kokë në minutën e 37’ i harruar nga kundërshtarët brenda zonës.
Sulmuesi shqiptar u zëvendësua disa minuta më vonë për shkak të një lëndimi. Një rikthim te fitorja pas 2 humbjeve për Sivasspor. Kristian Shpendi ndihmoi Cesena të barazonte me Modena të premten në takimin e javës së pestë të Serie B.
Sulmuesi shqiptar realizoi me 11-metërsh në derbin e Emilia Romanjas që përfundoi 2 – 2. Ky ishte goli i tretë sezonal për 21-vjeçarin që është në krye të kësaj renditje. Cesena falë golave të Kristian Shpendit u ngjit në Serie B.
Tv Klan