Cezena gjithnjë e më e varur nga Kristian Shpendi. Sulmuesi shqiptar i 21-vjeçarëve u rikthye të shënojë sërish për skuadrën italiane, duke qenë vendimtar për bardhezinjtë. Shpendi realizoi golin e avantazhit të përkohshëm 2-1 në barazimin që Cezena regjistroi në shtëpi kundër Modena.
Sulmuesi kuqezi u tregua i saktë nga 11 metërshi në fundin e pjesës së parë për tu ngjitur në kuotën e 3 golave në garën e golashënuesve në Serie B italiane.
21-vjeçari nuk shënonte prej 18 gushtit, ku realizoi dopietë golash në portën e Carrerese. Performancë e mirë nga ana e Shpendin që me këtë ritëm pritet të kthehesh shumë shpejt në alternativë edhe për sulmin e kombëtares së madhe për të qenë kandidat për një ftesë në skuadrën e teknikut Sylvinho
Në radhët e Modena u aktivizua edhe talenti tjetër shqiptar, Bozhanaj, i cili u hodh fillimisht nga stoli në të 64 minutë, ndërsa në fund u rikthyer sërish në stol për shkak se skuadra mbeti me 10 futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të Caldara.
Ndërkaq, Shpendi qëndroi në fushë për 79 minuta për të merituar notën 7. Me këtë barazim, Cezena ngjitet në kuotën e 7 pikëve pas 5 javësh kampionat, duke qenë në zonën play-off, pozicion që të jep mundësi për të luftuar për ngjitjen në elitën e futbollit italian.
Klan News