Një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Ramazan Jarani” në Tiranë tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se regjistri elektronik SMIP, ku bëhet vlerësimi i nxënësve për klasën 4B është bllokuar nga 4 nëntori deri më 25 nëntor nga shkolla. Për këtë është vënë në dijeni drejtori Ilirjan Kalemasi dhe nëndrejtoresha Leonora, por problemi nuk është zgjidhur.
Gazetarja e “Stop” takon drejtorin Kalemasi më 27 nëntor por ai, i ndodhur në një aktivitet, kërkon kohë për të dhënë sqarime. Pasi “Stop” kontakton sërish drejtorin, ai u justifikua duke thënë se mësuesja mund të ketë futur ndonjë kod gabim.
Më pas, ai tha se sistemi u rregullua në mënyrë të menjëhershme pas ndërhyrjes së “Stop”./tvklan.al