Më 3 dhjetor emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi denoncimin e një mësueseje të shkollës 9 vjecare “Ramazan Jarani” në Tiranë, e cila tha se regjistri elektronik SMIP ku bëhet vlerësimi i nxënësve për klasën 4B ishte bllokuar nga 4 nëntori deri më 25 nëntor nga shkolla. Për këtë është vënë në dijeni drejtori Ilirjan Kalemasi dhe nëndrejtoresha Leonora, por problemi nuk u zgjidh.

Gazetarja takoi drejtorin Kalemasi më 27 nëntor, por ai i ndodhur në një aktivitet, kërkoi kohë për të dhënë sqarime. Pas komunikimit me drejtorin, ai u justifikua duke thënë se mësuesja mund të ketë futur ndonjë kod gabim. Pas këtij transmetimi, mësuesja Margarita Tarja u thirr në komisionin e disiplinës ku i referuan ankesën e një prindi për dhunë verbale ndaj fëmijës së tij.

Drejtori: Ankesë e një prindi XX në drejtori, në prezencë të shërbimit psiko-social, ka shprehur presionin dhe dhunën verbale nga ana juaj ndaj fëmijës F.F. por edhe ndaj saj.

Për këtë rast mësuesja tregon që ky fëmijë ka ardhur sivjet nga klasa paralele, por nuk njeh shkronjat edhe pse ishte me mesatare 9. Pas vizitave mjekësore rezultoi se fëmija duhej trajtuar dhe të asistohej me mësues ndihmës. Mësuesja e motrës është përdorur si një taktikë për ta trembur për vendin e punës.

Drejtori: Është thirrur në drejtorinë  e shkollës dhe marrë takim me familjarin tuaj, me motrën tuaj XX.

Margaritës, me 41 vjet punë në arsim, i është përmendur edhe njoftimi i emisionit “Stop”.

Drejtori: Ju sillni gazetarët e emisionit “Stop” për të provokuar në momente festive.

Pas mbledhjes së komisionit të disiplinës mësuese Margaritës, i është komunikuar pushimi nga puna.

/tvklan.al