Lufta e drejtorit të shkollës 9-vjeçare”Ramazan Jarani”, Ilirjan Kalemasit ndaj mësueses Margarita Tarja të cilën e ka hequr nga puna edhe pse ka 41 vite eksperiencë, është e hershme. Mësuesja tregon për “Stop” në Tv Klan se vite më parë është ankuar në DRAP Durrës ku është marrë masë disiplinore për Kalemasin.
Ai ka arritur që më pas mësuesen ta drejtojnë në një komision për procedurat e vlerësimit psiko-social, si një përpjekje për t’i përbaltur figurën.
Gazetarja: Si sillet mësuesja me ju?
Nxënësi: Mirë!
Gazetarja: E kam seriozisht?
Nxënësi: Shumë mirë, seriozisht e kam dhe unë!
Gazetarja e “Stop” takon drejtorin Ilirjan Kalemasi i cili u përpoq të shmangej, por u detyrua të pranojë që me Margaritën ka një inat personal.
Drejtori: Ju sillni gazetarët e emisionit “Stop” për të provokuar në momente festive.
Paligjshmëri dhe paaftësi nga ana e drejtorit, cilësohet nga eksperti për çështjet e arsimit Ndriçim Mehmeti, e gjithë kjo situatë në shkollën “Ramazan Jarani”. Sipas tij, autoritetet duhet të marrin masa për të zgjidhur problematika të tilla absurde./tvklan.al