Prej orës 07:00 të kësaj të Premteje në doganën e Kakavijës është bllokuar lëvizja e automjeteve. Sipas grevës së paralajmëruar të doganierëve grekë nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në të dyja anët e kufirit, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve. 

Në këtë fashë orari do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore. Në orët e mëngjesit në doganën shqiptare nuk konstatohet radhë automjetesh si shkak i bllokimit të lëvizjes në kufi.


Theksojmë se sot në Greqi do të zhvillohen një sërë protestash, pasi shënohet përvjetori i dytë i tragjedisë së Tempit (28 Shkurt 2023), kur nga përplasja e dy trenave humbën jetën të paktën 40 persona.

/tvklan.al