Faqja e njohur “Best Destinations in Europe” ka renditur 20 destinacionet më të bukura në kontinentin e vjetër që duhet të vizitohen gjatë 2025.
Miliona udhëtarë çdo vit nga e gjithë bota ndihmojnë në formimin e listës përfundimtare të “Destinacioneve më të Mira në Evropë”.
Këtë vit kanë votuar 1.2 milionë udhëtarë nga 158 vende duke nxjerrë në pah vendet më tërheqëse për përvojat e paharrueshme të udhëtimeve turistike evropiane ku mes tyre renditet edhe Shqipëria me Dhërmiun.
Sipas artikullit të shkruar në faqen prestigjoze të udhëtimeve, nga më shumë se 500 destinacione që të lënë pa frymë, 20 më të votuarit janë kurorëzuar si vendet më të mira Evropiane 2025, ku midis tyre është dhe Dhërmiu, i cili është cilësuar si “Parajsa” e Rivierës së Shqipërisë.
“Ikni në bukurinë e paprekur të Dhërmiut, në Shqipëri, një thesar i fshehur në Rivierën Shqiptare ku ju presin ujërat e kaltra, plazhet mahnitëse dhe hijeshia mesdhetare”-, rekomandohet në artikull.
Keni mundësinë në relaksohuni në brigjet idilike të cilat janë perfekte për not dhe sporte ujore, apo zhytje. Shëtisni fshatin kodër me shtëpitë e tij tradicionale prej guri, pamjet mahnitëse të detit dhe kishat historike.
Në Dhërmi keni mundësinë të shijoni ushqime të freskëta deti, vaj ulliri vendas dhe ushqime të shijshme shqiptare në tavernat buzë detit dhe relaksohuni me bare plazhi elegante ose festivale verore me DJ ndërkombëtarë. Me atmosferën e tij të qetë dhe shkëlqimin natyror, Dhërmiu është arratisja juaj perfekte mesdhetare.
Ndërkohë që mes vendeve të tjera që rekomandohen janë ishujt e bukur të Greqisë, Monako, kështjellat e pabesueshme në Gjermani, destinacionet më të mira sekrete në Itali, apo vendeve të tjera në Francë, Turqi, Kroaci, apo Spanjë dhe Portugali.
Klan News