Kalifornia është shteti i parë që ndalon në shkolla ushqime që përmbajnë ngjyrues. Bëhet fjalë për 6 lloje ngjyruesish sintetikë që mund të shërbehen në mensat shkollore, që janë e kuqja 40, e verdha 5, e verdha 6, blue 1 dhe 2, dhe e gjelbër 3.
Propozimi ishte bërë tre vite më parë pas publikimit të një raporti që kishte evidentuar lidhjen mes ngjyruesve ushqimore dhe problemeve të sjelljes neurologjike dhe hiperaktivitetin tek fëmijët.
Guvernatori demokrat Gavin Newsom ka firmosur Aktin e Sigurisë së ushqimeve shkollore, që i bën tashmë të jashtëligjshme.
Ndërkohë që autoriteti Food and Drug Administration nuk ka dhënë një vendim ende lidhur me këtë çështje, pavarësisht se Kalifornia tashmë ka marrë vendimin ta ndalojë.
Klan News