Shifra të larta infektimesh në Itali, Francë e Rusi
Nata e të shtunës solli në fuqi shtetrrethimin 22:30 me 5:00 në Kaliforni, shteti i radhës që i shtohet listës së vendeve që ndërmarrin masa të rrepta për frenimin e përhapjes së Covid-19 në Shtetet e Bashkuara.
Shtetrrethimi parashikon mbylljen e të gjitha biznesve jo-jetike gjatë afatit të përcaktuar, si baret, restorantet, marketet, etj. Por kjo masë u shoqërua edhe me protesta nga mbështetës të presidentit Trump në disa qytete.
Prej ditësh, shteti perëndimor amerikan ka shënuar mbi 13 mijë infektimet ditore, shifrat më të larta që prej fillimit të pandemisë. Javën e kaluar, Kalifornia arriti kuotën e 1 milion të prekurve duke u bërë i dyti shtet federal pas Teksasit që e arrin këtë shifër.
Radhë të gjata ka pasur në pikat e testimeve për COVID-19ën, pas hyrjes në fuqi të rregullit që vetëm personat e testuar negativë mund të udhëtojnë për ditën e falenderimeve, ndërsa pozitivët duhet të izolohen.
Të larta shifrat e infektimeve edhe në Itali, ku qeveria megjithatë po planifikon që ditët e festave të fundvitit të qëndrojnë të hapura baret dhe restorantet, me jo më shumë se 6 persona nëpër tavolina. Po ashtu edhe tregjet do të qëndrojnë të hapura me hyrje të kufizuara. Rekord negativ infektimesh ditore shënoi këtë 24 orësh Rusia, me mbi 24 mijë e 800 raste.
Ndërsa në Francë, infektimet ditore kanë rënë në rreth 17 mijë, duke arritur nivelet e fillimit të valës së dytë, në Shtator.
Tv Klan