Në Francë aktualisht janë vendosur në shtetrrethim 8 qytete për shkak të masave anti-covid, ku lëvizja bllokohet tërësisht nga ora 21:00 e mbrëmjes deri te nesërmen në mëngjes në orën 06:00.
Mjeku shqiptar në Francë, Erion Dobi, në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, ka deklaruar se ditën e nesërme do të dalë në konferencë shtypi Kryeministri francez për të komunikuar qytetet që i shtohen listës së shtetrrethimit.
“Nesër Kryeministri francez del në një konferencë për shtyp duke shtuar dhe 6 qytete të tjera që do t’i shtohen akoma hartës së madhe të Francës të cilat do të jenë nën shtetrrethim. Shtetrrethim është ndalim qarkullimi, ndalim shërbimi i gjithë restoranteve, strukturave, teatrove duke flluar nga ora 21:00 deri në 06:00 përveç personave që janë të detyruar të lëvizin. Asnjë lëvizje tjetër nuk është e këshillueshme dhe gjobitet me 135 Euro dhe në rast ripërsëritje mund të shkojë deri në 600 Euro”. /tvklan.al