Një 37-vjeçar me iniciale S.L. ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 në Kalimash, ndërsa 37-vjeçari ka qenë duke drejtuar një trajler të ngarkuar me krom.
Për shkak të një manovre të gabuar, shoferi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë trajleri ka rënë nga një lartësi.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 37-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al