Me nisjen e sezonit veror e për pasojë dhe shtimin e trafikut janë rritur edhe aksidentet rrugore.
Në muajin qershor kanë ndodhur 141 aksidente në rrugët e Shqipërisë, ku në krahasim me qershorin e vjetshëm ka një rritje me gati 40%.
Ky gjashtëmujor ka shënuar kështu numrin më të lartë të aksidenteve të ndodhura në një gjysmë viti që prej 2018-tës.
Për pasojë, numri i të dëmtuarve dhe humbjeve të jetës ka shkuar në 1051, 45% më shumë sesa në gjashtë muajt e parë të vitit 2023.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në mbi 90 të rasteve fajtorë janë shoferët.
Numri më i lartë i aksidenteve, në qershor është kryer nga të rinjtë nën 24 vjeç si dhe grupmosha plus 60.
Tv Klan