Mungesa e investimeve në një prej rrugëve më të populluara në qytetin e Shijakut, ka bërë që banorët t’i drejtohen rubrikës “Kallëzo” në www.tvklan.al.
Prej 26 vitesh rruga“Maliq Muça” lagjja Popullore, Shijak nuk ka përfunduar kurrë, por e vetmja gjë që është bërë ka qenë vetëm ndonjë shtresë zhavorri apo materiale te tjera që e kane bërë mëkeq, shprehen banorët.
Sipas, banorëve në këtë rrugë kalojnë qindra fëmijë pasi ajo të çon në tre shkollat dhe ata detyrohen të kalojnë në baltë dhe pellgje me ujë gjatë kohës kur bie shi.
Ata i bëjnë thirrje bashkisë që të kryeje inspektimet dhe të fillojë punën sa më shpejt në këtë rrugë, pasi deri më tani nuk është kujtuar./tvklan.al