Kamala Devi Harris ka lindur më 20 Tetor të vitit 1964 në Oakland të Kalifornisë.

E 49-a në radhë si numri dy i qeverisë amerikane, detyrë të cilën e mori në vitin 2021 dhe gruaja e parë afro-amerikane që mbajti një post të tillë. Ajo ka shërbyer më parë si Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë.


Tanimë, Harris ngjit shkallët e karrierës politike, si kandidate për postin presidencial të Shteteve të Bashkuara. Përgjegjësi që ia besoi Joe Biden, të cilin ajo e kishte suportuar në çdo vendimmarrje.
E shkuara e Harris
Babai i saj Donald Harris i cili është me origjinë nga Xhamajka ka studiuar në Universitetin e Stanford, ndërsa e ëma Shyamala Gopalan është një diplomate e njohur indiane. Motra e saj e vogël Maya është avokate e politikave publike.
Pasi mbaroi studimet për shkenca politike dhe ekonomike në ‘Howard’ në 1986-ën, Harris mori diplomën për çështjet juridike nga Kolegji Hastings.



Në vitin 2012, mori pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, gjë që ndikoi tepër në karrierën e saj. Dy vite më vonë, ajo u martua me avokatin Douglas Emhoff (2014). Më pas, Harris u “rekrutua” për të kandiduar në Senatin e SHBA-së të mbajtur nga Barbara Boxer, e cila po jepte dorëheqjen. Gjatë fushatës së saj, Harris kishte në fokus reformat për imigracionin, rritjen e pagave dhe mbrojtjen e të drejtave riprodhuese të grave. Kështu mori fitoren në vitin 2016.

Harris shërbente si në Komisionin e Përzgjedhur për Inteligjencën ashtu edhe në atë Gjyqësor.
Vëmendje të madhe tërhoqi kur drejtoi pyetjet e saj ndaj Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së, Jeff Sessions, i cili po dëshmonte para Komitetit të Inteligjencës për ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.








Në vitin 2020, Harris njoftoi se ajo po kërkonte nominimin presidencial në krahun e demokratëve.
Që në fillim ajo u pa si pretendente e fortë, sidomos pas një diskutimi me Joe Biden.
Edhe pse u largua nga kjo garë, Harris ruajti profilin e saj të lartë. U bë avokatja kryesore për reformën e drejtësisë sociale pas vdekjes së George Floyd. Rasti i këtij të fundit nxiti debate të shumta, pasi në Amerikë po flitej vazhdimisht për padrejtësitë racore.

Kështu shumë demokratë i kërkuan Biden të zgjidhte një grua afrikano-amerikane si nënpresidente.
Si krahu i djathtë i Biden, Harris kishte disa detyra të rëndësishme si ato për migrimin në kufirin jugor, të drejtën e votës dhe abortin.
3 vite e gjysmë më vonë, Kamala ndodhet në pozitën më të lartë ndonjëherë e me më shumë përgjegjësi. Megjithatë ambicia e 59 vjeçares s’ka të ndalur, teksa ka deklaruar se do bëjë çmos për të fituar përballë Donald Trump. E nëse kjo ndodh, ajo do bëhet gruaja e parë afro-amerikane në krye të Shtëpisë së Bardhë.
E.D/tvklan.al