Kur ka mbetur më pak se një muaj nga zgjedhjet presidenciale amerikane dhe gara vijon të jetë e ngushtë.

Sondazhi është bërë nga Nju Jork Tajms, që parashikon mbështetjen në dy prej 7 shteteve të lëkundura.Në Arizonën e konsideruar si bastion historik të republikanëve, por që në 2020-ën votoi për demokratët duke luajtur rol kyç në fitoren e Xho Bajdenit, peshorja po anon në krahun tjetër. Republikani Donald Tramp kryeson me 51% të votave, me një diferencë prej 5 pikësh ndaj rivales demokrate Kamala Harris.

Ndërsa në Pensilvani kryeson Harris me 50%, 3 pikë mbi Trampin. Diferenca duket e thelluar krahasuar me zgjedhjet e 2020-ës, kur Bajden fitoi të gjithë delegatët e këtij vendi pasi kishte 1.17% avantazh. Kur Tramp siguroi mandatin e parë në 2016-ën, fitoi në këtë shtet me një avantazh prej 0.7%, ndaj demokrates Hillari Klinton.

Sondazhet tregojnë se deri më tani Harris është në avantazh në 4 nga 7 prej këtyre shteteve, krahas Pensilvanisë edhe në Nevada, Uiskonsin e Miçigan. Në 3 të tjerët, Arzionë, Karolinën e Veriut dhe Xhorxhia është Tramp në avantazh.

Në shkallë kombëtare, Harris kryeson me prej 2% ndaj Trampit, një diferencë që gjithsesi është brenda marzhit të gabimit.

Klan News