Në zgjedhjet presidenciale të SHBA në Nëntor Kamala Harris dhe Donald Trump kandiduan kokë më kokë për të marrë postin e presidentit të SHBA-ve.
Populli amerikan zgjodhi Donald Trump si Presidentin e tyre për një mandat 4-vjeçar. Kjo është hera e dytë që Trump bëhet Presidenti i SHBA-ve. Sot, më 20 Janar bëhet inagurimi i tij dhe siç e do tradita Kamala Harris është prezente.
Mes shumë zyrtarëve të lartë dhe të ftuarve specialë në inagurimin e Trump, Kamala Harris me shumë kujdes ka zgjedhur veshjen e saj.
Ajo ka vendosur që të shfaqet e veshur e gjitha në të zezë. Xhaketa klasike e zezë është kombinuar me pantallonat e zeza, këpucë të zeza, doreza lëkure po ashtu në ngjyrë të zezë dhe për ta thyer pak ish-pretedentja për presidente ka vendosur një shall në ngjyrë gri.
Megjithatë zgjedhja e saj për këtë ceremoni nuk ka shpëtuar pa u komentuar. Mbetet mes aludimeve ngjyra e saj e zezë. Në inagurimin e Joe Biden Harris pozoi para aparatit fotografik në Shtëpinë e Bardhë e veshur me një fustan dhe pallto në ngjyrë lejla, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj.
/tvklan.al