Nuk prodhoi fitues derbi i Madridit, mes Atletico-s dhe Realit, sfidë e cila u mbyll në barazim 1-1.
Një përballje e luftuar dhe tensionuar deri në fund, ku protagonistë u bënë edhe tifozët e “Los Colchoneros”.
Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, e dyta rezervoi gjithçka. Militao kaloi Realin në avantazh në minutën e 64-t, duke shënuar pas një asisti të marrë nga Vinicius. Vetëm 5 minuta më parë, ndeshja u ndërpre, për shkak të kaosit të krijuar nga tifozët e Atletico-s.
Këta të fundit, hodhën sende të forta në drejtim të lojtarëve kundërshtarë, duke detyruar arbitrin të ndalë lojën dhe të dërgojë skuadrat në dhomat e zhveshjes.
Sfida rini pas 15 minutash diskutimesh dhe në të 96-ën, Correa barazoi shifrat, duke bërë që të shpërthejë festa më “Wanda Metropolitano”.
Me këtë barazim, Reali mban vendin e dytë me 18 pikë, ndërsa Atletico në vendin e tretë me 16 pikë. /tvklan.al