Efektivët e Policisë së Kukësit kanë kapur dhe ndaluar një person të shpallur në kërkim.
E.O, 27 vjeç, banues në Kukës është dënuar me 5 muaj burg, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” nga gjykata.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al