Pajisjet teknologjike në duart e fëmijëve të vegjël nuk janë aspak të shëndetshme për shumë arsye. Përdorimi i tyre si biberona dixhitalë, për t’i qetësuar në shumë situata, mund të ndikojë në afatgjatë pasi mund të bëhen të pazotë për të zotëruar emocionet negative në të ardhmen.

Shpesh për të mbajtur nën kontroll kapriçot, apo për t’i qetësuar, shumë prindër i lënë në dorë smartphone-in apo tabletë, por kjo duhet të jetë me një kohë shumë të limituar dhe është thënë shumë herë gjatë viteve të fundit. Një studim i fundit rendit pasojat te fëmijët duke nisur nga mosha një vjeç e më tej, pasi mund të ndikojë në menaxhimin e zemërimit në moshën adulte.

Nga eksperimentet e kryera të nisura në vitin 2020, rezulton nga viti në vit se këta fëmijë e kishin me të vështirë të përballonin situatë frustruese, dhe nuk përshtateshin në frenimin e veprimeve instiktive sipas kontekstit.

Ekspertët e edukimit shprehen se është shumë e rëndësishme që prindërit të mësojnë fëmijët të njohin, të pranojnë dhe të dinë të menaxhojnë emocionet e tyre me qetësi. Zgjidhja e kapriçove dhe kërkesave të të vegjëlve me pajisjet dixhitale është e dëmshme për ta, shëndetin mendor dhe mirëqënien.

Klan News